Kosova

Qeveria në detyrë ende në heshtje pas vendimit të Kushtetueses

Qeveria tashmë në detyrë ende s’ka planifikuar të deklarohet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që të hënën në mbrëmje e rrëzoi ekzekutivin dhe e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zëdhënësja e Qeverisë në detyrë, Antigona Baxhaku ka thënë për Express se deri tani nuk kanë vendosur nëse do të deklarohen zyrtarisht pas vendimit të autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.

“Deri tani nuk ka ndonjë vendim”, ka thënë shkurtimisht Baxhaku.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button