Home / Ekonomia / Fasonët kërkojnë 52 mln euro/ Për 2021 nuk kanë ende asnjë kontratë të re nga jashtë

Fasonët kërkojnë 52 mln euro/ Për 2021 nuk kanë ende asnjë kontratë të re nga jashtë

Rreth 52 milionë euro është shuma që kërkojnë fasonët për të diversifikuar prodhimin, për likuiditet dhe për të kthyer prodhimin në “Made in Albania.”
Janë këto rezultatet e anketës së zhvilluar nga shoqata “Pro Eksport Albania” ku janë pyetur rreth 68 kompani, përfaqësojnë mbi 10% të totalit të 660 fabrikave që operojnë në këtë sektor.

Rreth 98.5% e tyre shprehin nevojë urgjente për një paketë të tretë mbështetëse, teksa mbi gjysma e tyre deklarojnë se janë të gatshëm të shesin biznesin pasi nuk arrijnë të përballojnë kostot dhe humbjet.

“Nevoja për diversifikuar linjën e prodhimit në bazë të bizneseve të pyetura është rreth 32 milionë euro, shtoji kësaj nevojën për likuiditet që sipas anketës ka rezultuar rreth 15 milionë euro, por dhe duke parë nevojën për lëndë të parë prej 5 mln euro në total pra kemi nevojë për një paketë 52 mln euro që të dalim me prodhimet tona dhe të vijojmë punën normalisht.” Edvin Prençe, përfaqësues i “Pro Eksport Albania”.
Përballë kostove të shtuara dhe mungesës së likuiditetit për të pagua pagat e punonjësve, përfaqësuesit e sektorit deklarojnë se janë të detyruar të bëjnë sërish shkurtime nga puna edhe në vijim.

“Ne nuk kemi asnjë kontratë në horizont. Zero kontrata të reja sepse edhe partnerët tanë janë të paqartë, pra jemi në vështirësi. Në një anketë të zhvilluar pak kohë më parë rezultuan mbi 22 mijë të papunë nga fasonët. Por, nisur nga situate aktuale mendojmë se fatkeqësisht mund të bëjmë sërish shkurtime që mund të prekin rreth 7-8 mijë punonjës pasi nuk përballojmë dot kostot.” Edvin Prençe, përfaqësues i “Pro Eksport Albania”.

Industria e veshjeve e këpucëve është një ndër më të prekurat nga kriza e Covid-19. Sipas Instat, për 11-mujorin e këtij viti eksportet e fasonëve arritën në 93.4 miliardë lekë, në rënie me 16 miliardë lekë apo 130.5 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.

Një ecuri e tillë negative pritet të ndjekë edhe pjesën e parë të vitit sipas përfaqësuesve të sektorit, pasi nuk ka asnjë kontratë të re në horizont nga vendet partnere.

Leave a Reply

%d bloggers like this: