Rajoni

BUKURESHT – Papandreu: Ballkani të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh

papandreuIsh-kryeministri grek, Jorgos Papandreu beson se Ballkani duhet të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh për rajonet e tjera.

”Ballkani duhet të jetë shembull për rajonet e tjera për mënyrës sesi ai, me kaq shumë konflikte, i tejkalon ato. Nëse ne ia arrijmë, atëhere ato mund të zgjidhen në të gjithë botën”, deklaroi sot Papandreu për agjencinë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES.

”Siguria në rajon, dhe jo vetëm atje, duhet të bazohet në respekt reciprok, në respekt të kufijve, minoriteteve, të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit dhe demokracisë”, theksoi ai.

”Kjo përbën një bazë solide për paqen dhe sigurinë. Fatkeqësisht, kriza ukrainase na ktheu pas në histori”, tha ish-kryeministri grek.

Papandreu mori pjesë sot në samitin BE-Evropa Juglindore me temë ”Në rrugën drejt stabilitetit dhe rritjes”, organizuar nga revista britanike ”The Economist”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button