Kronika

Stadiumi “Air Albania” kthehet në qendër vaksinimi, mbi 60 doza në orë për qytetarët

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar sot qendrën e vaksinimit kundër COVID-19, e cila është ngritur në stadiumin “Air Albania”.

Rama ka parë nga afër punimet dhe ministrja ka shpjeguar të gjithë mënyrën se si do të kryhet vaksinimi. Sipas Manastirliut do të punohet me orare të zgjatura dhe është gati infrastruktura për të pritur të gjithë qytetarët. Duke prezantuar strategjinë, kreu i Shëndetësisë tha se qendra e vaksinimit do të realizojë mbi 60 doza në orë, duke punuar 8-10 orë në ditë.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shkruan në një postim në mediat sociale se vaksinimi do të nisë nga mjekët.

Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium. Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime”, shkruan Rama.

Manastirliu tha se  në ditët në vijim do të ngrihen qendrat e vaksinimit në Shkodër dhe Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button