Rajoni

Zaev: Viti 2021, vit i rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u shpreh se viti 2021 është një vit i sfidës së vërtetë dhe një vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Kryeministri Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku theksuan se në vitin e ri shpresojnë që efektet e pandemisë do të zbuten dhe se gradualisht do të kthehet mënyra e zakonshme e jetës.

Zaev tha se në vitin e ri do të investojnë përsëri duke ndihmuar më të prekurit nga pandemia, ndërsa theksoi se shteti është këtu për të ndihmuar të gjithë dhe për të ruajtur vendet e punës.

“Viti 2021 është një vit i sfidës së vërtetë, një vit i rimëkëmbjes ekonomike, një vit i rritjes së vërtetë ekonomike për të gjithë qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se kanë krijuar një buxhet të përgjegjshëm për të përmbushur sfidat në vitin 2021, ndërsa në mesin e projekteve kapitale, theksoi Korridorin 8 për të cilin tha se do të lidhë Detin Adriatik dhe Detin e Zi.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në fjalimin e tij prezantoi arritjet buxhetore të vitit 2020, si dhe pritjet për rritjen ekonomike dhe politikat në vitin 2021.

“Viti i kaluar ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë për të gjithë botën, përfshirë edhe për ne. Nga aspekti shëndetësor, ekonomik dhe social. Ndodhi kriza më e madhe ekonomike dhe shëndetësore në nivel botëror”, tha Besimi.

Duke deklaruar se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, mbështetja për ekonominë dhe ruajtja e vendeve të punës mbeten qëllimet kryesore në politikën fiskale, ministri Besimi tha se deri më tani ofruan mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për rreth 500 mijë qytetarë më të prekur nga kriza.​​

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button