Kronika

Reshjet e dendura/ Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbytet pazari i kafshëve në Novoselë

Prurjet e shumta te lumit Vjosa gjatë natës kanë bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes të dali nga shtrati lumi Vjosa dhe të përmbysë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.
Sipas kreut te Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, niveli i lumit deri kë këto momente është 6.6 m mbi nivelin e detit, dhe prurjet vazhdojnë.

Duhet të bëjnë kujdes familjet që ndodhen me banesa afër lumit dhe në qoftë se vijon të ketë prurje dhe niveli të rritet akoma rrezikohen përmbytje më masive.

Kuota maksimale e cila sjell përmbytje masive është deri në 8 m mbi nivelin e detit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button