Politika

Rama: Kemi nevojë për Evropën e shpresës, jo për atë të frikës

Edi ramaKryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në konferencën “Itali- Shqipëri, një partenership evropian” me shprehjen e një europianisti të madh, siç e cilësoi ai Romano Prodin, duke thënë se, “themeli i Evropës ishte të vinim bashkë vende të ndryshme dhe të ndërtonim diçka të përbashkët, sot e tashmja e Evropës është larguar nga Evropa e shpresës për t’u afruar tek Evropa e frikës”.

“Si shqiptar dhe ballkanas jam ndjerë i sëkëlldisur që kam dashur ta mbroj Evropën e shpresës përballë evropianësh Holande dhe Anglie, të cilët Evropa e frikës i bënte të dukeshin si skeptikë për zgjerimin evropian. S’kam gjë me holandezët apo anglezët, sepse skeptike ka në çdo vend të Evropës. Por, shqiptar ballkanas shpresë-humbur për Evropën zor se gjen edhe nëpër kafenetë më të humbura”.

“Z. Prodi më është dashur t’iu përgojoj shumë deri në ditën që më në fund na e dhanë atë të shkretë status të vendit kandidat. Numri i refuzimeve ka qenë më shumë se çdo vend tjetër. Ju kam përgojuar për të lehtësuar peshën e Evropës së frikës, duke i treguar se si ju me një invecion gjenial, ndarjen e statusit kandidat nga negociatat arritët t’i jepnit maqedonasve dhe shqiptarëve arsyen më të fortë për lënien e armëve dhe arritjen e një marrëveshjeje dhe paqeje historike. Një status thuajse simbolik për nga përmbajtja, por një motivues për ne shqiptarët kur e morëm, aq edhe nxiti një fuqi dyshuese për të tremburit nga Evropa e frikës, kur do të na e jepnin”, tha Rama.

Duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, Kryeministri u shpreh se, një balonë elektronike trazoi Ballkanin, ndërsa një ndeshje futbolli, shtyu takimin e munguar prej vitesh.

“Nuk duhet imagjinatë e rrallë për ta përfytyruar se ç’pasoja do të kishte për Evropën e sotme të frikës, një Ballkan që nuk do ta shihte qoftë dhe për pak kohë Evropën e shpresës. Një Ballkan që do ndihej i tepërt, i papunë, një Ballkan i ndodhur mes lindjes dhe perëndimit teksa rreket të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar”, tha Rama

“Më në fund brenda pak muajsh Shqipëria do të luajë me Italinë dhe shqiptarët do shkojnë në stadium me flamurët e tyre apo me dronët e tyre. Askush nuk e di  autorin e dronit. Vëllait tim i ra fati të hyjë në listën e heronjve të rremë të Ballkanit. Sa njerëz ka në Ballkan që janë bërë heronj pa bërë asgjë për ta merituar këtë”, tha Rama.

Ndërsa duke iu drejtuar atyre që bëjnë apel për anulimin e vizitës në Serbi, Rama u shpreh se, “Kush bën apel për anulimin e vizitës time në Beograd gabon. Brukseli nuk na imponoi mos anulimin e vizitës në Serbi. Serbët sillen si jo evropiane me shqiptarët. Klasa politike serbe ka humbur mendjen nga huliganët”.

Sipas kreut të qeverisë, me anulimin e vizitës, “Jo Serbia, por Shqipëria do të ishte humbësja më e madhe dhe në të njejtën kohë do të bëhej kontribuesja më e madhe e Evropës së frikës duke i dhënë argumetin se këta, jo vetëm janë në gjendje t’i sulen njëri-tjetrit për një ndeshje futbolli, por dhe të kthehen në luftën e ftohtë, duke u dhënë atyre mundësi të mendojnë që këta nuk na duhen”.

“Kam dëgjuar se vizitën në Beograd na e ka imponuar Brukseli. Nuk na e imponon Bruksel të jemi dhe të sillemi si evropianë. As në rastet kur të tjerët sillën ose jo me ne si evropianë. Cfarë evropianësh mund të jemi ne kur sillemi si të tillë vetëm kur të tjerët duan që ne të sillemi si të tillë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button