Kronika

Përmbytjet, Rama mbledh ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile sa i përket motit të keq që ka përfshire vendi.

Ai tha se pavarësisht vizitave të tij jashtë vendit, është informuar kohë pas kohe sa i përket situatës me shirat.

Në transmetimin LIVE, Rama u shpreh më herët se mbledhja u thirr për të raportuar rreth masave të marra si dhe pritshmëritë metereologjike në vijim.

Në emër të qeverisë ka raportuar zv.kryeministri Erjon Braçe i cili tha se puna është koordinuar me ministritë e linjës dhe agjencitë në varësi të tyre.

“Më datë 6 janar IGJEUM njoftoi për përkeqësimin e motit. Krahas të gjithëve, dua të falenderoj OSHEE pasi energjia elektrike nuk ka munguar asnjë moment nga veriu në jug. Tani që flasim edhe ne kaskadën e Drinit kemi një situatë totalisht në kontroll. Agjencive s’u ka munguar asnjë moment mbështetja financiare për të realizuar punën e tyre. Kryebashkiakët dhe Prefektët kanë mbledhur shtabet e emergjencave që menaxhojnë edhe situatën në territor” – tha Braçe.

Ai shtoi se sot nuk ka asnjë rajon në vend që të mos ketë pasur mbi 100 milimetra shi, shkruan JavaNews.al

“Sot kemi të bëjmë me zona tradicionalisht të goditura nga reshjet. Mjafton t’ju kujtoj se vetëm në Zadrimë janë pastruar 140 kilometra kanale gjatë gjithë periudhës së verës. Pra puna e kryer gjatë punës së verës ka bërë të minimizohen dëmet” – tha zv.kryeministri.

Ndërkohë, Braçe kishte edhe një mesazh për Presidentin që pak orë më pare kërkoi komunikimin e zyrtarëve të lartë me popullatën në terren.

“Ne nuk kemi qenë për fushatë elektorale në terren sikurse disa të tjerë bëjnë në mënyrë të papërgjegjshme. Por kemi qenë për punë. Koordinimi ynë është në rrugë vertikale nga ministrat tek kryepleqtë e fshatrave. Kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi asnjë jetë të rrezikuar” – tha Braçe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button