Kronika

Nis vaksinimi antiCovid në Shqipëri, ja personi i parë që vaksinohet

Shefja e Spitalit Infektiv, i kthyer tashmë në Covid-1, Najada Çomo është personi i parë që është vaksinuar ndaj Covid-19.

Ashtu sic pritej, ka nisur vaksinimi ndaj Covid -19 në Shqipëri. Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Kryeministri Edi Rama tha, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button