Ekonomia

Studimi, mandarinat një ndër kultivarët më fitimprurës në bujqësi

Mbjellja e agrumeve dhe posaçërisht mandarinave është një aktivitet bujqësor fitimprurës, sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Duke marrë në konsideratë një rendiment në vit normal në 50 tonë për hektarë dhe një çmim me shumicë 35-45 lekë për kilogram, të ardhurat bruto për hektarë janë 2.2 milionë lekë, duke e renditur atë në aktivitet me fitimprurëse në bujqësi.

Një studim i përgatitur nga ekspertët e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar i financuar nga BERZH sugjeron se ngritja e plantacioneve të reja me agrume duke përdorur kultivarët më të kërkuar në treg paraqet veç të tjerash një hapësire të re për kreditim nga institucionet financiare.

Prodhuesi më i madh i agrumeve dhe mandarinave në vendin tonë është rajoni i Vlorës dhe zona e Konispolit, të cilat sigurojnë mbi 60 për qind të prodhimit vendas me një rendimet mesatar vjetor 40 mijë tonë. Nga viti 2005-2019 prodhimi i mandarinës në vend është 40 -fishuar. Investimet për zgjerimin e prodhimit duhet të marrin në konsideratë projekte të plota investimesh që nga mbjellja e pemëve, sistemi i ujitjes me pika dhe të ushqyerit e bimëve përmes sistemit ujitës.

Sipas vëzhgimeve në zonat prodhuese ka mangësi në kapacitetet e magazinimit, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të ruajtur në kushte të qëndrueshëm produktin pa humbur vlera. Investimi në kapacitete frigoriferike konsiderohet si një domosdoshmëri për të ulur ofertën e lartë në tregun në kulmin e prodhimit dhe për të konsoliduar ofertën për jetëgjatësinë në eksport.

Investimet shtesë duhen edhe në procesin e ambalazhimit. Aktualisht mandarinat që eksportohen në Kosovë janë ende të paklasifikuara sipas madhësisë dhe cilësisë. Për investime që sigurojnë seleksionimin dhe nuk kanë kosto të lartë prodhuesit humbin fitimet nga prodhimi cilësor.

Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës në endet fqinjë, kryesisht në rajon dhe Kosovë. Si rrjedhojë, prodhuesit e kualifikuar në zonën e Xarrës dhe Konispolit po ndeshen me humbje të mëdha, kurse prodhimet po kalben në pemë.

Këtë sezon prodhimi i agrumeve ka qenë i mbarë, por pandemia ka ndikuar për keq shitjet e sezonit. Astrit Tartari, kultivues mandarinash në zonën e Konispolit tha se, kishte informacione se, ka rënë kërkesa në vendet ku Shqipëria dominon furnizimin me këtë produkt, si Kosova.

Prodhimi i mandarinës është rritur me shpejtësi në vitet e fundit, si pasojë e prodhimit të mirorganizuar në ferma dhe kooperativa në Jug, ku përdoret edhe teknologjia e avancuar.

Mungesa e kontratave afatgjata për eksport i ekspozon ato ndaj rreziqeve të larta për shitjen e produkteve. Zoti Tartari tha se, eksporti në vendet e BE-së është shumë i vështirë, për shkak se ato kërkojnë dyfishin e standardeve për produktet tona, në raport me ato të vendeve komunitare si Greqia. Për rrjedhojë, mandarinat shqiptare eksportohen në rajon dhe kryesisht në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button