Kronika

Ministri  Peleshi pret Yuri Kim/ Marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA

Marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA u konfirmuan edhe njëherë në takimin që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pati sot me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Ministri Peleshi dhe ambasadorja Kim biseduan për të forcuar dhe çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar stërvitjen “Defender Europe 2021” ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, u cilësua nga ministri Peleshi si një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies dypalëshe në fushën e Mbrojtjes dhe shprehu angazhimin e saj për të rritur bashkëpunimin përpara “Defender Europe 2021”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri së bashku me Forcat e Armatosura të SHBA dhe aleatë të tjerë të NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button