Home / Kronika / Zbulohet dokumenti/ Vaksina gjermane, por vendi i BE-së që dhuroi 975 dozat e para mbetet mister

Zbulohet dokumenti/ Vaksina gjermane, por vendi i BE-së që dhuroi 975 dozat e para mbetet mister

Vaksina anti-covid që ka mbërritur dhe po aplikohet në Shqipëri është prodhim gjerman i kompanisë Pfizer. Rama e përmendi sot në stadiumin ‘Air Albania’ emrin e kompanisë prodhuese, por sërish nuk tha gjë për as vendin prodhues dhe as për atë që i ka dhuruar vaksinat.

Media ka siguruar dokumentet e zhdoganimit të 975 dozave të para, ku vërehet se vendi i origjinës dhe i eksportit është Gjermania, ndërsa që pjesa tjetër e produkteve, shiringat, aget dhe substancat shoqëruese kanë adresën e shtetit fqinj, Itali.

Sasia e vaksinave ka hyrë në datën 11 janar nga aeroporti i Rinasit, dhe është marrë në dorëzim nga një kompani shqiptare, por ende mbetet mister emri i shtetit që i dhuroi këto vaksina. Dje në konferencë, kryeministri Rama tha se nuk do ta tregonte emrin e tij, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit.

Në dokumentet shoqeruese thuhet se vendi i prodhimit të vaksinës është Gjermania, më saktë fabrika “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY” dhe ajo është tërhequr dorazi nga autoritetet shqiptare. Shqipërisë, sipas asaj c’ka shkruhet në dokument i janë dorëzuar 195 flakonë të vaksinës, një prej të cilëve përmban 5 doza vaksinë anti Covid.

Leave a Reply

%d bloggers like this: