Kuriozitete

Indi, kërkon të imitojë Klozen pas golit, por vdes

india-320x242Një episod i tmerrshëm ka ndodhur të martën e shkuar në Mizoram Premier Ligë, një nga kampionatet e kategorive të ulëta në Indi. Në minutën e 62-të, në sfidën mes Betlehem Vengthlang FCA dhe Chanmari Wuest FC, mesfushori Piter Biaksangzuala, 23 vjeç, shënon golin e momentit të barazimit 1-1, falë edhe një reagimi të dobët të portierit kundërshtar dhe si ashtu Kloze, Martins apo Hernanes, zgjedh ta festojë golin me kapriola, e fundit nga të cilat rezultoi fatale.

Pas hedhjes së dytë, lojtari shembet në tokë dhe i jepet menjëherë ndihma e parë nga shokët e skuadrës dhe nga kundërshtarët. Gjyqtari sinjalizon stolin dhe Biaksangzuala transportohet menjëherë në spital.

Diagnoza është vdekjeprurëse: dëmtim i rëndë i palcës së kurrizit dhe thyerje e kockave të qafës. Piter ndërroi jetë të dielën në mëngjes pas gjashtë ditëve në agoni. “Donte të përsëriste gjestin e Klozes, – ka treguar një gazetar indian, – por për fat të keq rezultoi tragjike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button