Home / Kosova / Vjosa Osmani në listën Albin Kurtit, ndahen postet: reagon familja Jashari

Vjosa Osmani në listën Albin Kurtit, ndahen postet: reagon familja Jashari

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku Kurti do te jete kandidat per kryeminister. kurse Osmani kandidate per Presidente.

Në marrëveshjen të cilën e ka siguruar Televizioni 7, janë të radhitura të gjitha temat për të cilat janë dakorduar Osmani e Kurti. Ato përfshijnë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë e fusha të tjera. Flitet se Osmani do te kete 10 kanditate ne listen e Kurtit te VV.

“Prioritizim të rishkimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend;

Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektorit i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në capital njerëz, nxitja të prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e invovativ”, thuhet në marrëveshje.

Kurti e Osmani janë marrë vesh edhe që në krye të digastereve qeveritare të ketë persona të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe që të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere.

“Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin digasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere, bazuar në kriteret e mësipërme”, thuhet në marrëveshje.

Por kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente? Vjen reagimi nga familja Jashari. Ishte përfolur që Murat Jasharit nga familja Jashari, mund të propozohej për president nga LVV’ja. Lidhur me marrëveshjen e sotme është deklaruar edhe  Bekim Jashari. Ai tha se  nuk është i habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit.

Ai tha se populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po  voton. Jashari theksoi po ashtu se nuk habitet nëse tash më nuk përmendet emri i Murat Jasharit.

“Duke i parë zhvillimet  politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Jashari, duke u uruar suksese për këtë vendim që kanë marrë ata.

“Unë nuk e kam ndëgjuar , dëgjova që kanë bërë marrëveshje, por sido që të jetë të gjithëve ju uroj sukses, edhe uroj që populli ynë t’i hapi sytë e veshtë mirë, të dinë kënd po votojnë se pastaj po ankohemi për zhvillimin e vendit tonë, dhe  le të dinë kënd po e votojnë të mos pendohen.”, ka shtuar ai

“Sa i përket presidencës unë kam deklaruar edhe më herët, spektri politike duhet të jetë i kujdesshëm në përmendjen e emrave të anëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe kam thënë që anëtarët e familjes Jashari ne që jemi të gjallë jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi në situata të caktuara, por në këtë rastë kam thënë hapur që i gjithë spektri politik të kenë konsensues, e pastaj të përmendin emra, të mos bëjnë  politika ditore të anëtareve të familjeve jashari, qoftë edhe për familje të tjerëve të dëshmorëve tjerë. Duhet të jenë të kujdesshëm në përmendjen e këtyre emrave, uroj që këto zgjedhje të shkojnë qetë e mirë. Kush do që të fitojë duhet ta dijë çka i pret.  Duke i parë zhvillimet  politike qysh kanë ndodhur ndër vite që kanë ndodhur nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rastë edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, ka shtuar Jashari.

Kurse Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri e ka konsideruar si “kthim në vitin Zero” marrëveshjen ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore nën logon e LVV-së. Ymeri ka thënë se kjo marrëveshje tregon se kush çka do të bëhet dhe jo se kush çfarë do të bëjë. “… dhe kthehemi prapë te viti Zero. Marrëveshja na tregon kush cilën pozitë synon. Kush çka do të bëhet, e jo çka do të bëjnë. Edhe në këto zgjedhje do të votojmë fytyra e jo mendje”, ka shkruar Ymeri.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: