Home / Kuriozitete / Faraoni Tutankhamon ishte fryt i një incesti, prindërit e tij vëlla e motër

Faraoni Tutankhamon ishte fryt i një incesti, prindërit e tij vëlla e motër

faraoni   faraoni1

Faraoni egjiptian Tutankhamon kishte një deformim në këmbën e majtë, gjoks femëror dhe dhëmbët e sipërm të nxjerrë. Përveç kësaj, prindërit e tij ishin vëlla e motër. Këto janë të dhënat e zbuluara nga ‘autopsia virtuale’ e mbetjeve të faraonit engjiptian, të cilat do të demonstrohen me detaje në një dokumentar në BBC me titull: ‘Tutankhamon, e vërteta e zbuluar’.

faraoni2

Deformimet e faraonit

Ishte viti 1922 kur arkeologu britanik Howard Carter zbuloi varrin e faraonit të ri nën rrënojat e një fshati antik në Luginën e Mbretërve, në Egjipt. Ky ishte një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme të kohës dhe gur themeli i egjiptiologjisë moderne. Legjendat, teoritë dhe supersticionet rreth faraonit edhe sot vazhdojnë të magjepsin shkencëtarët dhe jo vetëm.

faraoni3

Arkeologu britanik Howard Carter

Për një dokumentar që do të transmetohet të dielën në BBC është rindërtuar fytyra e sovranit egjiptian mbështetur në mbi 2000 skanime kompjuterike të mumjes së tij. Veç kësaj, janë bërë analiza gjenetike të familjes së faraonit. Kështu, nëse një test i mëhershëm i ADN kishte zbuluar se babai i tij ishte faraoni Akhenaton, tashmë shkencëtari Albert Zink ka zbuluar se nëna e Tutankhamon ishte në të vërtetë motra e Akhenaton. Pra, faraoni më i famshëm në historinë egjiptiane ishte fryt i një incesti.

faraoni4

Leave a Reply

%d bloggers like this: