Home / Rajoni / Shoqata “Gora Jonë” dhe “Miqësia Bullgaro-Shqiptare” ndajnë dhurata për fëmijët e komunitetit bullgar

Shoqata “Gora Jonë” dhe “Miqësia Bullgaro-Shqiptare” ndajnë dhurata për fëmijët e komunitetit bullgar

Shoqatat e pakicave bullgare në Shqipëri kanë qënë aktive në mbydhje të vitit që kaloi dhe në ditet e para të vitit 2021 duke qënë pranë fëmijëve te pakicave bullgare dhe duke i gëzuar ata me pako e dhurata.

Kështu në vigjiljen e vitit të ri 2021 shoqata “Gora Jonë” gëzoi me dhurata fëmijët nga komuniteti bullgar në rajonin e Gorës. Në praninë e drejtorëve të shkollave dhe të kopshteve të fëmijëve u ndanë 400 pako dhuratash. Kjo nismë tashmë u kthye në një traditë që filloi në vitin 2017, pas njohjes zyrtare të pakicës bullgare në Republikën e Shqipërisë.

Dhuratat janë siguruar në kuadrin e një projekti të shoqatës “Gora Jonë”, të realizuar me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë dhe të financuar nga programi i qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përkrahjen e organizatave të bashkësive bullgare jashtë shtetit.

Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shoqata tjetër, tashmë në një zonë tjetër të Shqipërisë, ajo “Për Miqësi Bullgaro-Shqiptare” gëzoi fëmijët e komunitetit bullgar në qarkun e Korçës me dhurata. Në ceremoninë e ndarjes së dhuratave në bashkinë Pusteç u përfshinë nënkryetari i bashkisë Jani Nikolla, drejtorët dhe mësuesit e shkollave. Dhurata morën nxënësit e të gjitha shkollave në rajonin e Prespës dhe ata nga shkollat e së dielës në Bilisht dhe Korçë.

Dhuratat janë siguruar në kuadrin e një projekti të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare të realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe të financuar nga Programi i qeverisë së Republikës së Bullgarisë për përkrahjen e organizatave të bashkësive bullgare jashtë shtetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: