Home / Rajoni / Bullgaria dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar furnizime eventuale të vaksinave kundër Covid-19

Bullgaria dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar furnizime eventuale të vaksinave kundër Covid-19

Bullgaria ka marrë vendim politik për të studiuar mundësitë për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Këtë e tha Ministri bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë takimit të tij me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha, transmetoi BTA. Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadës së Shqipërisë.

Ndihma do të mund të realizohet pasi plotësohen nevojat e Bullgarisë në përputhje me marrëveshjet e arritura me Komisionin Evropian dhe prodhuesve te produkteve medicinale, ka nënvizuar Ministri Angellov.

Sipas njoftimit te Ministrise se Shendetesise te Bullgarise, Ambasadorja Donika Hoxha u shpreh për vështirësitë në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për popullatën e Republikës së Shqipërisë dhe pyeti për mundësitë për sigurimin e këtyre vaksinave nga Bullgaria. Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të punojnë në opsionet logjistike për shpërndarjen e vaksinës në mënyrë që të përgatiten kur është e mundur të vazhdohet me sigurimin. Gjatë bisedës u bë e qartë se Republika e Bullgarisë dhe Republika e Shqipërisë kanë të njëjtat qëndrime në çështjet e luftimit të COVID-19. Prof. Dr. Kostadin Angelov dhe HE Znj. Donika Hoxha uroi që bashkëpunimi i frytshëm midis dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen

Të dyja palat janë marrë vesh për të bashkëpunuar mbi logjistikën e furnizimeve të vaksinës.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: