Kronika

6 muaj hetime nga SPAK/ Burg për dy inspektorë në Kamëz, lejuan ndërtime pa leje

Prokuroria e Posaçme ka caktuar masën “Arrest me burg“ për dy inspektorë të IVMT-së në Kamëz ditën e sotme.
Kryeinspektori Dritan Nikolli 47 vjeç dhe inspektori Ermal Baci 36 vjeç lejuan ndërtime pa leje në territorin e Kamzës kundrejt parave nga banorët.

Policia e Tiranës njofton se operacioni 6 mujor është kryer nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, Nikolli dhe Baçi janë lënë nga GJKKO në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi konstatonin qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshkimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Ekzekutohen 2 masa sigurie. Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë; E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button