Home / Politika / “Do i japë dimension tjetër zonës”, Rama porosi kryebashkiakes dhe Klosit për ngritjen e pikës agro-turistike në Urë Vajgurore

“Do i japë dimension tjetër zonës”, Rama porosi kryebashkiakes dhe Klosit për ngritjen e pikës agro-turistike në Urë Vajgurore

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum.

I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet, ndërsa ka dhënë dhe porositë e tij për ngritjen e pikë agro-turistike në këtë zonë.

Klosi: Asnjë cm tokë nuk u përmbyt nga reshjet e shiut, ky ishte dhe një test i madh për punën që ka bërë bashkia, sa i përket kanaleve. Por dhe mbrojtja lumore do të krijojë mbrojtje të jashtëzakonshme. Po punohet për ngritjen e një pike të madhe agro-turistike. Është me rëndësi që në hyrje të Beratit të ketë një ndalesë të madhe që t’ju shërbejë turistëve vendas dhe të huaj. Ajo do të jetë nga të dy anët e rrugës, që do të kërkohet dhe në nënkalim. Shpresojmë të jetë pika e parë e ndalesës për të gjithë ata që vizitojnë Beratin. Bashkia e Urës Vajgurore ka marrë një vendim që të quhet bashkia Dimal, ne jemi në fazën përfundimtare në parlament. Është me rëndësi që edhe pika turistike e Dimalit të jetë e aksesueshme nga turistët që hyjnë në këtë zonë.

Rama: Është me rëndësi që të bëhet ajo pika e prodhimeve, pasi i jep një dimension tjetër të gjithë zonës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: