Home / Bota / Spanja kërkon nga Volswagen të paguajë 16.3 milionë euro për “emetimet e rreme të naftës”

Spanja kërkon nga Volswagen të paguajë 16.3 milionë euro për “emetimet e rreme të naftës”

Një gjykatë e Madridit ka vendosur se prodhuesi gjerman i makinave Volswagen duhet të paguajë 16.3 milionë euro (19.8 milionë dollarë) për njerëzit që u mashtruan nga pretendimet e rreme të kompanisë në lidhje me emetimet e naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vitin 2015 u zbulua se Volswagen qëllimisht programonte motorë me naftë në mënyrë që makinat të kalonin testet e emetimeve. Megjithatë, në përdorim të rregullt makinat emetojnë deri në 40 herë më shumë ndotës.

Pesë vite më parë, Organizata Spanjolle e Konsumatorëve (OCU) filloi betejën ligjore me kompaninë Volswagen me shpresën për të marrë kompensim për pronarët e makinave të prekura nga emetimet e naftës.

Gjykatësi tha se kompania Volswagen mori pjesë në sjellje anti-konkurruese të biznesit. OCU e përshëndeti vendimin edhe pse kompania gjermane ende ka të drejtë ta apelojë vendimin.

Nëse mbetet vendimi, konsumatorët spanjollë të makinave me naftë duhet të marrin nga 3 mijë euro, si dhe riparime falas të softuerit ose harduerit të makinave të tyre.

“Volswagen në vazhdimësi ka refuzuar kërkimin për një zgjidhje për konsumatorët e prekur në Spanjë, siç bëri kompania në vende të tjera si në Gjermani”, tha OCU në një njoftim.

Në të gjithë botën, Volswagen ka zgjidhur raste, ka humbur në gjykata dhe është përballur me gjoba të mëdha për skandalin e emetimeve. Në muajin qershor, Bloomberg raportoi se kompania duhet të paguajë mbi 33 miliardë dollarë gjoba.

Leave a Reply

%d bloggers like this: