Home / Kronika / Yuri Kim takim me shoqërinë civile për zgjedhjet e 25 prillit: Udhëheqësit të sigurojnë lista të pastra

Yuri Kim takim me shoqërinë civile për zgjedhjet e 25 prillit: Udhëheqësit të sigurojnë lista të pastra

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një mesazh në “facebook”, ambasada amerikane thekson se ambasadorja Kim ka rënë dakord me përfaqësuesit e shoqërisë civile që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.
“Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra. Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: