Home / Ekonomia / Taksa Basha për të pasurit/ Në vit do të marrin nga buxheti mbi 50 milionë euro direkt

Taksa Basha për të pasurit/ Në vit do të marrin nga buxheti mbi 50 milionë euro direkt

“Taksa e sheshtë dihet që është taksë për të pasurit, nuk është taksë për të varfërit. Taksë e sheshtë nuk është taksa që i duhet 95% të popullit, taksa e sheshtë i duhet atyre që janë më të pasur”, deklaroi sot nga Korça Kryeministri Edi Rama.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Rama u ndal te premtimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha për taksën e sheshtë 9%, duke theksuar se vetëm nga taksa e sheshtë oligarkët do të marrin në vit nga buxheti mbi 50 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë.

“Sot vjen pala tjetër dhe thotë do ta bëjmë 9% taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë dihet që është taksë për të pasurit nuk është taksë për të varfërit. Taksë e sheshtë nuk është taksa që i duhet 95% të popullit, taksa e sheshtë i duhet atyre që janë më të pasur. Shumë e thjeshtë dhe vetëm nga taksa e sheshtë “oligarkët” do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, kopshteve, çerdheve dhe spitaleve në vit mbi 50 milionë euro direkt të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Kështu që problem i madh që kemi këtu është hendeku midis fakteve, shifrave dhe perceptimeve që krijohen edhe nga propaganda dhe nga dizinformimi edhe nga padituria edhe nga predisponimi i njeriut për të besuar tek gënjeshtra se sa te e vërteta kur gjendet përballë diçkaje kur nuk është i prirur ta pëlqejë”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: