Home / Kronika / Ekzekutohet me plumb në kokë brenda makinës 40-vjeçari! Gjendet e djegur makina e autorit

Ekzekutohet me plumb në kokë brenda makinës 40-vjeçari! Gjendet e djegur makina e autorit

Shkëlzen Kastrati, rreth 40-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”,  ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se viktima udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” , ndërsa autori e ka ndjekur nga pas ku është shkaktuar edhe një aksident me një makinë tjetër që sipas  të dhënave paraprake nuk ka lidhje me ngjarjen. Në këtë moment autori i krimit ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar për vdekje brenda në makinën e tij, Shkëlzen Kastratin. Mësohet se viktima ka marrë një plumb në kokë gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: