Home / Ekonomia / Kalimi i aeroportit nga kompania kineze tek ajo shqiptare, Rama: Do ketë udhëtime 25% më të lira

Kalimi i aeroportit nga kompania kineze tek ajo shqiptare, Rama: Do ketë udhëtime 25% më të lira

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur kalimin e Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, nga kompania kineze tek ajo shqiptare.
Rama ka deklaruar se me këtë lëvizje aeroporti i Rinasit, do të kthehet në një kantier ndërtimi dhe do të ofrojë çmime shumë më të lira për të gjithë.

Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për këtë zhvillim të rëndësishëm pasi sipas tij do të bëhet një transformim. Ai ka shtuar se menjëherë do të nisi puna për terminalin e ri, për një pistë të re ku do mund të kryejnë fluturime edhe avionët e mëdhenj. Më tej sipas kryeministrit do të ketë një ulje të çmimit të udhëtimeve me 25 %.

“E para njëherë. Jam shumë i lumtur që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. E dyta jam shumë i lumtur që do të ketë çmime normale sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë e Evropës. Edhe unë kam marrë pa fund ankesa nga njerëzit, të cilët nuk e kuptonin që këtë nuk e kishte në dorë qeveria por kinezët. Jam shumë i lumtur që aeroporti do të kthehet një kantier ndërtimi, terminali i ri, pista e re që më në fund do të funksionojë edhe për avionët e mëdhenj që bëjnë udhëtimi transoqeanikë. Ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e ‘Fan Nolit’ në Amerikë. Do të ulen të gjitha çmimet dhe faktikisht parashikimi mbi bazën e marrëveshjes së re është që do të kemi udhëtime 25% më të lira, nuk janë pak. Janë kthim në normë. Pse sot? Pse jo sot? Ne nuk punojmë për zgjedhjet. Ne kemi punuar çdo ditë maksimalisht, me mish dhe me shpirt. Ne duam që investimet në aeroport të fillojnë menjëherë dhe do të fillojnë menjëherë”, tha Rama.

Aeroporti Nënë Tereza është ende nën koncesion, të cilin pak muaj më parë e bleu kompania shqiptare Kastrati, e cila menjëherë realizoi uljen e parë të tarifave të shërbimit dhe lajmëroi nisjen e një projekti ambicioz për investime deri në 100 milionë euro për zgjerimin e kapaciteteve si në pistën e fluturimit ashtu edhe në terminalin e pasagjerëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: