Ekonomia

Rindërtimi, Ahmetaj: Më 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 mln eurosh në Romë

Një tjetër kredi prej 90 milionë euro do të aprovohet në Romë më 15 shkurt përprocesin e rindërtimit, deklaroi ministri Arben Ahmetaj në konferencën “Ekonomia në fokus”.

Deri më tani nga rindërtimi kanë përfunduar 25 shkolla shtoi ministri i Rindërtimit.

“285 milionë euro të gjitha grantet gati të angazhuara nëpërmjet marrëveshjeve. 853 milionë janë hua, huatë janë në bazë të nevojave dhe kapaciteteve fiskale të qeverisë. Janë disa hua që janë në përfundim dhe disa në negociatë. Ajo që vlen të përmendet edhe në aspektin social është marrëveshje me BERZH, rreth 100 milion euro që ka të bëjë me një projekt politik, që qeveria do të bëjë në lidhje me strehimin.

Nuk po jap më shumë detaje. Më 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë për rindërtimin. Sa i përket granteve janë 32613 familje përfituese. 140 milion dollarë. 31,550 përfitues Ds1-DS3, 9.2 miliard lekë. 1.081 përfitues DS4-DS5, 2.84 miliard lekë. Në ambientet e përbashkëta janë 1.199 pallate. Sot që flasim 25 shkolla kanë përfunduar”, tha ai.

Aktualisht trajtohen me bonus qiraje 13325 familje, ndërsa vijojnë të jenë në çadra 680 familje.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit po fillojmë me akomodimin e përkohshëm. Në dhjetor kishim 11 mijë familje në çadra dhe mbi 6 000 familje me bonus qiraje. 13325 familje me bonus qiraje sot, 680 familje në çadra. Sot për shkak të dinamikës së procesit të  rindërtimit, për shkak të të rejave sepse në vetvete ka qenë një proces i pashkelur janë dashur 152 vendime qeverie për të strukturuar gjithë procesin”, tha Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button