Kronika

Operacioni i SPAK në Krujë, Yuri Kim: Kam një lajm për të gjithë skeptikët, fokusoheni tek faktet dhe mos u shpërqendroni nga propaganda

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot nga SPAK, ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokat dhe kryesekretarja e gjykatës.

Nga porti i Durrësit, Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët që mos të jenë spektikë dhe mos të bien pre e propagandave.

“Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “ska për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar”, kam një lajm për ju; e keni gabim! Dua ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngrejmë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.”, tha Yuri Kim.

Mes të tjerash ambasadorja tha se SHBA ka vendosur që të japë mbështetje për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, duke e cilësuar atë si një potencial të madh zhvillimi.

“Sikurse jeni në dijeni, unë flas për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë, dhe kur flas për këtë, ndalem tek 3 prioritete; demokracia, biznesi, dhe mbrojtja. Erdha sot në portin e Durrësit, pasi këtu zhvillohen të tre sistemimet. Demokracia përsa i përket luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kam pasur mundësi që të flas me drejtorin e Autoritetit Portual dhe atë të Doganave dhe kemi rënë dakord që janë disa hapa që të merren ku të mbyllen disa pika të zonave të verdha. Pres me kënaqësi që të rikthehem për të parë se ku është bërë progres dhe ku mund të ofrojmë mbështetje. Sa i përket demokracisë për çështjet e mbrojtjes, kjo është në zhvillim të vizitës së gjeneralit Xherard javën e kaluar. Në vitin 2021 do të jetë ne Shqiperi një nga stërvitjet ushtarake me te medha që do të zhvillohet në Ballkan.

Presim që shumë prej këtyre arkitekteve të zhvillohen në portin e Durrësit. Sikurse ju jeni në dijeni, sa i përket çështjeve të biznesit, SHBA kanë mbështetur ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, e shoh potencial të madh sa i përket investimeve të mëdha nga SHBA. Sikurse e kam theksuar dhe më herët, kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e transparencës.”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se SPAK arrestoi sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Mësohet se mes të dënuarve është dhe avokati Aldo Tabaku, sekretarja e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe eksperti mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button