Rajoni

Mali i Zi, arrestohen 24 persona të dyshuar për kontrabandën e 2.5 tonëve drogë

“Në hetimin e deritanishëm, duke ndërprerë rrugët e kontrabandës të përdorura nga anëtarët e këtij grupi kriminal, u gjetën dhe u konfiskuan gjysmë ton marijuanë. I njëjti grup akuzohet për kontrabandë të dy tonëve e gjysmë marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kontrolli i policisë u krye në 30 banesa dhe u arrestuan 15 persona nga Ulqini, 7 nga Nikshiqi dhe nga një person nga Podgorica dhe Tivari.

“Në këtë operacion u angazhuan 180 oficerë policie – anëtarë të Sektorit të Policisë Speciale, Policisë Kufitare dhe të Stacionit të Ulqinit, Qendrës së Sigurisë së Tivarit, Qendrës së Sigurisë Nikshiq, Qendrës së Sigurisë Herceg Novi, Qendrës së Sigurisë së Podgoricës, etj. Nën drejtimin e Departamentit për Luftën ndaj Kontrabandës së Drogave”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Policia malazeze në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button