Ekonomia

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin 28.4 miliardë lekë, shtyhet pagesa e kësteve për biznesin

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 28.4 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 8.2 miliardë lekë, ose 22.5% më pak se viti 2019, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.7% më pak se plani për vitin 2020 për tatimin mbi fitimin.

Ekonomia shqiptare mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi një dëm që llogaritet përtej 900 milionë eurove, ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit mbi 1 miliardë euro, si dhe nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-CoV-2.

Në këtë situatë, Qeveria vendosi ndër të tjera edhe lehtësimin e biznesit duke shtyrë afatin e pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin si dhe ta zerojë atë për bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë për një periudhë prej 8 vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button