Kronika

Tiranë, 4 familje përplasen me përmbaruesit, një person tenton vetëvrasjen

perplasja1Përmbarimi privat dhe anëtarët e katër familjeve janë përplasur fizikisht ditën e sotme pas një vendimi për ti nxjerrë nga godina ku banojnë prej 20 vitesh.

Situata është tensionuar, gazetari Erion Skëndaj bën me dije se një nga banorët ka tentuar ti japë fund jetës me rrymë elektrike. Sipas këtyre banorëve godina ku jetojnë prej vitesh e cila ka qenë ish ndërmarrje e tensionit të lartë është privatizuar në vitin 2012 dhe tashmë pronari i ri u kërkon familjeve të dalin jashtë.

Ditën e sotme forcat e përmbarimit kanë tentuar të nxjerrin jashtë vetën 4 familje që banojnë në dy godina të ish ndërmarrjes ndërkohë që në të njëjtën situatë ndodhen gjithsej 15 familje. Policia në përpjekje për të qetësuar situatën ka shoqëruar 4 persona.

Një nga banorët shpjegon se godina është privatizuar në kundërshtim me ligjin. “ Janë 15 familje që jetojnë prej 20 vitesh në këto godina. Zotëria hajdut i shtetit erdhi dhe goditi një familjar. Janë shoqëruar rreth 4 banorë. Zotëria hajdut i shtetit erdhi dhe goditi një familjar. Një pjesë e familjarëve kanë qenë ish punonjës të ndërmarrjes së tensionit të lartë dhe ngaqë vinin nga rrethet ju dha autorizimi për të banuar këtu. Na u ofrua një mundësi për të marrë kredi me interes zero por nuk e paguaj dot se jam pa punë”- shprehet një nga banoret.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button