Home / Kronika / Ngrica dhe dëborë/ ARRSH: Ja akset problematike… rruga Qafë Thanë-Doganë e bllokuar!

Ngrica dhe dëborë/ ARRSH: Ja akset problematike… rruga Qafë Thanë-Doganë e bllokuar!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka dhënë informacion lidhur me qarkullimin në akset kryesore të vendit pas reshjeve të dendura të dëborës dhe prezencës së madhe të akullit. Sipas ARRSH reshjet e dëborës janë ndërprerë por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë temperaturat e ulëta kanë sjell ngrica në rrugë.

Postimi i ARRSH:

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONIO QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë:

Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: