Home / Kosova / Humbja në zgjedhje, Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK

Humbja në zgjedhje, Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK

Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë. Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë i ka dhënë lajmin anëtarëve. Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku ai e ka dorëzuar doreheqjen. Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse arsyeja e humbjes së thellë në zgjedhje është Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se atë se çka ka ndodhur nuk mund ta shpjegojë. “Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma që nuk e kemi pas kurrë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet që të presim se cka do t’i sjellë Qeveria e re vendit. Vota është vullnet i qytetarit, për këtë arsye ne do të mobilizohemi që LDK-ja të kthehet prap”, ka thënë ai.

Kurse Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të përgjigjet nëse do ta pasojë Isa Mustafën në krye të partisë. Haziri ka thënë se e tërë Kryesia e LDK-së është në dorëheqje.

“Nuk ka të bëjë me emram kryetari e tha. Ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik. LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje nacionale. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme ka qenë nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës. Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. Ndërkaq LVV vazhdon të prijë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: