Politika

“Zgjedhjet do të jenë katastrofë për LSI-në”/ Rama për Metën: Ka kohë që s’është president! Lëviz natën pa protokoll

Pasi ka vizituat ambientet ku po kryhen vaksinat, kryeministri Edi Rama është shprehur për gazetarët se shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar, ndërsa ka shtuar se të dielën nis vaksinimi për personalitete të moshës 80 vjeç.
I pyetur për akuzat e presidentit Rama tha se ai ka kohë që nuk është më president por shpërdorues i postit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.
Rama më tej ka thënë me ironi se në këto kushte duhet të mirëkuptohet se duket si një katastrofë dhe sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI.
“Ka kohë që nuk është më president është thjeshtë një shpërdorues i funksionit të presidenti në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja . E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën fshehurazi. Shkon lartë e poshtë natën. Shfaqet makina pa protokollin përkatës. Takon njerëz dhe jo aq shumë se i duket e zbrazët.  Shumë pak njerëz tashmë besojnë tek LSI. Natyrisht në këto kushte duhet ta kuptoni të gjithë se ai duket si një katastrofë se në fakt sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI.” ka thënë Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button