Kronika

I vihet zjarri automjetit të sekretarit të gjyqtares së arrestuar, Enkeleida Hoxha

Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës, Igli Kani është përfshirë nga flakët rreth orës 11 të mbrëmjes së djeshme.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku. Nuk dihet nëse sekretari është përfshirë në skemën e krimit të gjyqtares Hoxha.
Ne foto duket makina e djegur tip “BMW” plotësisht në pjesën e përparme. Në ngjarjen e ndodhur në Krujë ndodhet policia për të zbuluar më shumë.
Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua më 11 shkurt bashkë me sekretaren Ela Mallkuçi e avokatin Aldo Tabaku për korrupusion. Në bashkëpunim edhe me të tjerë ajo lironte të burgosurit duke përfituar miliona euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button