Politika

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar vendimit të DASH që i dha  gjyqtarit Ardian Dvorani çmimin Ndërkombëtar për Kampionët Kundër Korrupsionit.

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, tha Rama.

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjyqtari Dvorani u rendit nga DASH si një prej 12 Kampionëve që morën çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button