Rajoni

Bullgari: Partia GERB vazhdon konsultimet për kabinetin e ri vetëm me 4 parti

borisovVendosëm të zhvillojmë edhe një rreth tjetër konsultimesh me katër forca politike gjatë kësaj jave. Ato janë Blloku i Reformatorëve, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja ABV dhe Fronti Patriotik. Këtë e deklaroi lideri i partisë GERB Bojko Borisov pas takimit të partisë. Ai theksoi, se reformatorët janë partnerë të dëshiruar nga partia GERB, pavarësisht nga problemet, që ka koalicioni. Zoti Borisov saktësoi, se nuk do të zhvillojë më shumë bisedime me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, me partinë Bullgaria pa Censurë dhe me nacionalistët e partisë Ataka. Zgjedhje të reja për liderin e partisë GERB janë një variant, i cili tani për tani nuk parashikohet. Të gjitha partitë politike jemi të detyruar të gjejmë rrugëdalje nga problemet që të dalim nga kriza, theksoi kryetari i partisë GERB, parti kjo e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button