Home / Kronika / RENEA e Operacionalja aksion ‘blic’ në Laç! Arrestohet i shumë kërkuari, shoqërohen edhe 5 persona të tjerë

RENEA e Operacionalja aksion ‘blic’ në Laç! Arrestohet i shumë kërkuari, shoqërohen edhe 5 persona të tjerë

Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin kanë zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Sipas policisë është arrestuar një 30-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit Can Karriqi.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se  targave  të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Can Karriqi., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të  përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Vihet në pranga 30- vjeçari, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe  5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e  personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionet e ardhura  nga qytetarët në ‘Komisariatin Dixhital’, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente  në Milot, Kurbin e Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se  targave  të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit C. K., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin  112,  çdo rast të  paligjshmërisë , duke ju siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: