Home / Arte / Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë fton regjisorë bullgarë për të vendosur pjesë teatrale

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë fton regjisorë bullgarë për të vendosur pjesë teatrale

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,  Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski vizitoi Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me ftesë të drejtorit të tij Altin Basha. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me teatrot në Bullgari. Drejtori Basha u drejtoi ftesë regjisorëve bullgarë për të vendosur pjesë të tyre në skenën e teatrit eksperimental. Ai vlerësoi lart nivelin e zhvillimit të artit teatral në Bullgari, duke theksuar se gjatë festivaleve rajonale është takuar me artistë bullgarë. Z. Basha deklaroi se pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë skenën e teatrit në Shqipëri, sepse për shkak të kufizimeve anti-epidemike nuk ka shfaqje.

Nga ana e vet, Ambasadori Rajçevski mirëpriti dëshirën e shprehur për bashkëpunim me teatrot bullgare, duke propozuar që ai të zbatohet në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në fushën e kulturës midis dy vendeve tona. Ai prezantoi zhvillimin e teatrit bullgar, si dhe masat e marra, falë të cilave jeta kulturore në vendin tonë po vazhdon në forma të ndryshme, në përputhje me kufizimet kundër përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

%d bloggers like this: