Ekonomia

Ligji i ri i prokurimeve nis zbatimin nga 31 marsi, si do ndryshojnë procedurat e tenderëve

Nga data 31 mars 2021 institucionet publike do të zhvillojnë procedurat e prokurimit sipas ligjit të ri që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare. Mazhoranca ka vijuar me miratimin e tij duke rrëzuar dekretin e Presidentit i cili argumentonte kthimin e tij në Parlament. Por cilat janë disa nga aspektet që sjell ky ligj në fushën e prokurimeve për hallkat përbërëse si dhe procedurat.

Së pari lidhur me procedurat ligji ngarkon autoritetet që përpara shpalljes së një tenderi të bëjnë kërkim tregu me operatorët apo ekspertë të fushës. Në çdo rast duhet të garantohet mosshtrembërim i konkurrencës si dhe shmangia e konfliktit të interesit. Në nenin 36 nënvizohen elementët që duhet të përfshijnë specifikimet teknike për procedurat.  Këto të fundit herë pas here janë bërë arsye për konflikte mes autoriteteve dhe bizneseve pasi cilësohen si qëllimisht përjashtues në disa raste duke vendosur elementë që orientojnë plotësimin e kushteve vetëm nga një operator. Specifikimet sipas ligjit të ri duhet të jenë  të qarta dhe në të mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit dhe të mos shërbejnë si pengesa për konkurrencën e hapur në prokurimin publik.

Llojet e procedurave

Ligji i ri përcakton llojet e procedurave ku së pari procedura e hapur procedurë me një fazë, ku mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar. Procedura e kufizuar është procedurë me dy faza, në të cilën mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi, i cili përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik.

E treta procedura konkurruese me negocim është procedurë me faza, në të cilën mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi që përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik.

Është parashikuar gjithashtu procedura që do të njihet si dialogu konkurrues. Kjo e fundit është procedurë që zhvillohet në tri faza: faza parakualifikuese, faza e dialogut dhe faza e paraqitjes së ofertës përfundimtare, ku çdo operator ekonomik mund të dorëzojë një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të njoftimit të kontratës apo edhe të njoftimit për ekzistencën e një sistemi kualifikimi në rastin e kontratave sektoriale, duke dhënë informacionin që kërkohet nga autoriteti ose enti kontraktor.

Procedura me negocim pa shpallje paraprake e cila është ndër më diskutuarat në aspektin e mënyrës si përdoret nga insitucionet në ligjin e ri është përcaktuar qartë se në çfarë rast mund të përdoret. Së pari kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme të hapura ose të hapura të thjeshtuara, shërbimit të konsulencës ose procedurës së kufizuar apo në përgjigje të një procedure të publikuar për konkurrim të lidhur me aktivitetet sektoriale sipas kreut X të këtij ligji, nuk është paraqitur asnjë ofertë apo kërkesë për pjesëmarrje, ose kur ofertat apo kërkesat për pjesëmarrje të dorëzuara kanë qenë të papërshtatshme.

Kur kur punët, mallrat apo shërbimet mund të ofrohen vetëm nga një operator ekonomik i caktuar pasi qëllimi i prokurimit është krijimi ose blerja e një vepre arti ose performance artistike unike; ii. për arsye teknike, nuk ka konkurrencë; iii. për të mbrojtur të drejtat ekskluzive, duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Së treti kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor.

Ligji ka lënë gjithashtu procedurën e negocimit me shpallje paraprake si dhe procedurën e hapur të thjeshtuar. Kjo e fundit mund të përdoret për kontrata nën kufirin e ulët monetar.

Lidhur me marrëveshjet kuadër që në shumë lloj shërbimesh që marrin autoritetet janë nxitur ligji parashikon se nuk mund të jenë më të gjata se 4 vjet ndërkohë që nëse ato janë sektoriale mund të zgjaten deri në 8 vjet.

Kontratat sektoriale, skulalifikimet 

Për kontratat sektoriale të lidhura me energjinë, gazin, ujin shërbimet e transportit ato postare nxjerrja e qymyrit, naftës dhe gazit, portet dhe aeroportet ligji i ri përcakton rast pas rasti të gjithë elementët e prokurimit.

Në nenin 76 të ligjit sqarohen të gjithë kriteret detyruese për skualifikim në rastin e një operatori ekonomik që nisin nga dënimi me vendim të formës së prerë, tek moskorrektesa në lidhje me pagesën e taksave dhe kontributeve, është në faliment apo nëse është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës me autoritetin kontraktor. Po kështu mund të s’kualifikohet nëse nuk ka rrezikuar sipas pritshmërive një kontratë të mëparshme me autoritetet.

Agjencia e Prokurimit Publik do të vazhdojë të ketë kompetencën e përjashtimit për një afat nga 3 muaj deri në 3 vjet për operatorët që shkelin ligjin.

Ligji ndalet edhe në afatet e shqyrtimit si dhe hapjes së ofertave si dhe pjesëmarrjen e operatoreve të interesuar në këtë procedurë.

Ofertat anomalish të ulëta që mund të paraqiten nga operatorët ekonomikë nuk mund të refuzohen nga autoritetet kontraktore pa kërkuar sqarime me shkrim lidhur me këtë ofertë  në elementë të tillë si ana ekonomike e procesit, zgjidhjet teknike pajtueshmëria me detyrimet.

Ligji parashikon edhe hallka të tjera të procedurave nga anulimi i tyre tek njoftimi i fituesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button