Politika

Rama: Mesazhi i SHBA domethënës/ Kryeministri për vlerësimin që iu dha Dvoranit: Dihet me kë u përplas

Në Berat kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të ish ministrit të drejtësisë nga radhët e LSI Nasim Naço, tashmë kandidat në listën e PS në këtë qark.
Kur u pyet për drejtësinë e re, kryeministri nuk nguroi ti japë përgjigje presidentit Ilir Meta i cili vlerësimin amerikan për Ardian Dvoranin e quajti fletëlavdërimi për Ramën.

I pyetur për mundësinë e rritjes së pensioneve, kryeministri Rama dha këtë përgjigje duke mos e kursyer ironinë për propozimet e PD-s.

Edi Rama: Sigurisht duam të rriten pensionet por kjo do të varet nga mundësitë. Nuk bëjmë premtime se nesër prapë do të ballafaqohemi se ne jemi në qeveri. Është shumë shumë pyetje e vështirë. Nuk mund ta them dot që ne do të ulim sigurimet shoqërore dhe rrisim pensionet 5 % thotë ai tjetri. Kjo është ti thuash Sudes krenare duhet të jesh për pasardhëset e tu se kjo është përtej. Sudja e shkretë ishte pa mandat nga populli. Të kërkosh mandatin e popullit që të kalosh Suden është kurajo shumë e madhe. Unë nuk e kam këtë kurajo. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button