Politika

Nga Dallëndyshe Bici, Reme Lala, Mirlinda Karçanaj e Toni Gogu, zbulohet lista e kandidatëve të PS, emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë

Vetëm pak ditë nga afati i fundit ligjor i shpalljes së kandidatëve për deputetë, Partia Socialiste ka gati draftin e listës për emrat në 12 qarqet e vendit.

Lista reflekton ndryshime në raport me grupin aktual parlamentar socialist. Këtë të enjte kryesocialisti Edi Rama, i cili të hënën e ardhshme, do të vendosë vulën, lajmëroi se shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo do jetë kandidate e PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Çomo është projektuar të kryesojë listën e kandidatëve në Qarkun Tiranë.

Ndërkaq gazeta “Panorama” ka zbardhur emrat e kandidatëve për deputetë të PS në gjithë vendin, në pjesën listës që konsiderohet fituese.

Në listën e Qarkut Tiranë, ku dalin 36 deputetë, kanidate do jetë kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici, por dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, apo prefekti i Tiranës, Toni Gogu. Po ashtu, figuron ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ajo e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në listën e PS-së vihet re kandidimi në zona të sigurta edhe i ish-ministrave të LSI-së. Kështu, Lefter Koka do jetë pjesë e listës së Qarkut Durrës, ndërsa Nasip Naço në Qarkun e Beratit. Në Berat, kandidat do të jetë edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjitshëm Bardhyl Kollçaku.

Por, pjesë e listës së partisë socialiste në qarqe, do të jenë dhe disa deputetë të opozitës parlamentare, si Reme Lala, Edmond Rrushi, Ediola Braha, Aurora Mara, Ylli Shehu.

Ministrja e Financave Anila Denaj do kandidojë në Qarkun Vlorë.
Pjesë e listës për deputetë Rama ka menduar të bëjë pjesë edhe një bashkëpuntëtor të vjetër të tij. Artan Lame, kreu i Kadastrës do kandidojë në Qarkun Korçë. Ndërkohë që drejtori i OSHEE-së Ardian Çela do kandidojë në Durrës. Vetë Edi Rama ka njoftuar prej kohësh se do kandidojë në dy qarqe, Vlorë dhe Durrës.

Dy emra të njohur për PS, Vasilika Hysi deklaroi dje se nuk do të kandidojë më për deputete, ndërsa më herët edhe Eglantina Gjermeni i ka kërkuar kryeministrit Rama të mos jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se në listë do të mungojë edhe emri i Ditmir Bushatit, ish-ministër i jashtëm i qeverisë Rama 1.

QARKU DIBËR

Olta Xhaçka

Agron Cerri

Aurora Mara

Alfir Shima

QARKU KUKËS

Gerta Duraku

Petrit Malaj

QARKU LEZHË

Lindita Nikolli

Eduart Ndreca

Shpresa Marndoj

QARKU SHKODËR

Ilir Beqja

Majlinda Angoni

Paulin Sterkaj

Benet Beci

Jona Liqejza

Kabir Fishta

Luan Harusha

QARKU BERAT

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Adnor Shameti

Nasip Naço

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

QARKU GJIROKASTËR

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Artemisa Dhralo

Ediola Braha

Laert Duraj

QARKU VLORË

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Anila Denaj

Vullnet Sinaj

Alket Hyseni

Vilma Bello

Vasil Llajo

Niko Kurri

QARKU KORÇË

Niko Peleshi

Ilir Pendavinji

Eduard Shalsi

Edlira Bode

Artan Lame

Dhora Dajko

QARKU DURRËS

Edi Rama

Ardian Çela

Ilir Ndraxhi

Lefter Koka

Milva Ekonomi

Keida Ferra

Rolant Xhelilaj

Klodiana Spahiu

Jurgis Çyrbja

QARKU FIER

Erion Braçe

Bashkim Fino

Antoneta Dhima

Ismet Beqiraj

Bujar Çela

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi

Erjona Hoxha

Gentian Nushi

Eriselda Sefa

QARKU ELBASAN

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Anastas Angjeli

Musa Ulqini

Albana Hana

Saimir Hasalla

Erald Xhani

Klevis Xhoxhi

Luan Duzha

Ertjan Çabiri

Shkëlqim Bullari

Desantila Tahiraj

Arbër Gjeta

QARKU TIRANË

Njësia 1

Elona Gjebrea,

Alqi Bllako

Njësia 2

Arben Pëllumbi,

Alfred Muharremi

Njësia 3

Klotilda Bushka,

Dallëndyshe Bici

Njësia 4

Arben Ahmetaj,

Sadri Abazi

Njësia 5

Pandeli Majko,

Mimi Kodheli,

Eljo Hysko

Njësia 6

Belinda Balluku

Njësia 7

Etilda Gjonaj,

Besnik Bare

Njësia 8

Ervin Bushati,

Elva Margariti

Njësia 9

Ogerta Manastirliu,

Sadri Abazi

Njësia 10

Fatmir Xhafaj,

Mirlinda Karçanaj

Njësia 11

Ulsi Manja,

Glinxhet Madhi

Lagjja 14 (Zona e Astirit dhe Kashari)

Blerina Gjylameti

Bashkitë Kavajë

Rrogozhinë

Etjen Xhafaj

Bashkia Vorë

Fidel Ylli

Bashkia Kamzë

Elisa Spiropali,

Reme Lala

Dajt, Kërrabë, Petrelë, Baldushk

Xhemal Qefalia

Pezë, Ndroq, Vaqarr

Toni Gogu

Farkë

Sadi Vorpsi

Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull, Laprakë

Edmond Rrushi

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button