Bota

Pandemia nuk frenon drogën/ Tonelata në Gjermani, kokaina me taksi te dera!

Pandemia nuk e ka frenuar hyrjen e drogës në Gjermani, përkundrazi. Kokaina pavarësisht lockdoënit po mbërrin në këtë vend me tonelata, thonë mediat atje.
Nga Amerika e Jugut përmes kontejnerëve nëpër porte droga shkon te klientët, nëse nuk ka pengesa rrugës. Shumë ekspertë kishin parashikuar, se në kushtet e izolimit, që do të binte tregtia dhe konsumi ilegal i drogës. Por kokaina në tregun gjerman është shtuar. DW duke cituar një djalë nga Berlini, të identifikuar vetëm si Aleksander, thotë se mjafton një telefonate  e për 20 deri në 30 minuta „taksinë e kokainës” e ke tek dera.

“Më shumë se treçerek ore nuk pret”, thotë ai duke shtuar se është njësoj si me servisin e picave në shtëpi. Edhe çmimet kanë mbetur të qendrueshme, shprehet ai. René Matschke, drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut ka detyrën të pengojë furnizimin e „taksive të kokainës”. Matschke është drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut. Ai thekson se vendet kryesore të zbarkimit të kokainës janë gjithmonë portet e mëdha. Kështu në portin e Hamburgut mbërrijnë çdo ditë mbi 23.000 kontejnerë.

Bashkëpunonënjsit e Matschkes veçojnë kontejerë të dyshimtë, që vijnë nga Amerika e Jugut, kanë kaluar një itinerar të caktuar dhe janë tregtuar prej firmave të dyshimta. Në magazinat e mëdha hetuesit e doganës i kontrollojnë këto kontejerë përmes impianteve me rreze Rëntgen dhe gjejnë gjithmonë kokainë ndonjëherë të paketuar në çanta sporti, ndonjëherë të fshehur mes thasëve të mëdhenj apo në ushqimet e ngrira. javën e kaluar Matschke prezantoi sasinë më të madhe të konstatuar ndonjëherë: 16.000 kg. kokainë në ambalazh metali, që në fakt duhej të kishte qenë allçi. Kaq shumë kokainë nuk është sekuestruar ndonjëherë gjatë një hetimi në Europë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button