Politika

Kryebashkiaku i Vlorës nuk kandidon për deputet/ Rama: Dinamika të brendshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Dritan Leli ka refuzuar që të jetë pjesë e skuadrës së PS në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në konferencën për prezantimin e objektivave për zgjedhjet e 25 prillit, i pyetur për propozimin që i ka bërë Dritan Lelit, Rama tha se Leli nuk e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë e skuadrës, por kjo nuk do e pengojë PS që të shkojë sa më afër objektivit maksimal.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme këtu nuk ka fare rëndësi se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që i kam propozuar që të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, apo pa të, skuadra jonë në Vlorë do të realizojë objektivin bazë dhe të shkojë shumë afër objektivit maksimal, që është plotësisht i mundur sipas meje”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button