Ekonomia

Të ardhurat doganore arritën 11.5 miliardë lekë, peshën më të madhe e zë karburanti

Të ardhurat doganore që përfshijnë të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare u realizuan në vlerën 11.5 miliardë lekë, 39 milionë lekë më ose 0.3 % më pak se viti fiskal 2020, si dhe 301 milionë lekë ose 2.6 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 1-mujorin e vitit 2021.

Sipas analizës së 60 grupmallrave, peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zë karburanti total me rreth 23.9 % të të ardhurave, nga ku 23.7 % karburant importi, cigaret me rreth 13.6 % të të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.6 % të të ardhurave totale doganore.

Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 1-mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i energjisë elektrike, cigaret, automjetet e përdorura, materialet e ndërtimit dhe veshje dhe tekstile.

Një rënie kundrejt periudhës së mëparshme kanë pasur të ardhurat doganore nga karburantet e importit, automjetet e reja, mishi, duhan importi dhe fruta perimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button