Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 21 tetor 2014

Horoskopi për datën 21 tetor 2014

horoskopiDashi

Sot më shumë se kurrë do të dëshironi të rrethoheni nga gjëra të bukura. Demi dhe Akrepi do t’ju mësojnë gjëra të rëndësishme. Dilni sonte. Bëni kujdes nga dikush që nuk është i sinqertë.

Demi

Jini të rregullt në drejtimin e makinës sot, respektoni çdo shenjë të qarkullimit dhe tregohuni sa më të vëmendshëm. Mos e ktheni kokën mbrapa për sa i përket aspektit të dashurisë. Me miqtë do t’ia kaloni bukur.

Binjakët

Sot do të zgjoheni me humor të mirë. Të reja të mira do t’ju vijnë nëpërmjet email-it ose telefonit. Ndryshimet në këtë periudhë nuk do t’ju bëjnë gjë tjetër veçse mirë. Beqarët do të kenë takime interesante.

Gaforrja

Synoni për një punë më të mirë. Mbase është më mirë që energjitë tuaja t’i investoni për diçka tjetër. Tani duhet të ktheni faqe: bëni njohje të reja dhe mes tyre zgjidhni partnerin e jetës suaj.

Luani

Për beqarët ka ardhur momenti që të seleksionojnë miqësitë. Ndërsa ata që janë lidhur duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Besojini këshillës së një personi ekspert.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që miqtë ose kolegët tuaj t’ju bëjnë një shaka, ndaj mbani një sjellje të qetë dhe qeshni së bashku me ta. Pasditja e sotme do të jetë një ditë ideale për të pushuar.

Peshorja

Mundësi të mira për të fituar besimin e atyre që janë larguar prej jush. Gjeni mënyrën për të zbuluar pikat e tyre të dobëta. Në dashuri do të trishtoheni prej gjërave që nuk kanë shkuar ashtu siç ju dëshironit.

Akrepi

Përgatituni që të sqaroni diçka me një person që e keni për zemër. Nëse rrjetet sociale ju sjellin humorin e keq atëherë shmangini dhe kthejuni jetës reale. Situata të kënaqshme në shtëpi.

Shigjetari

Mos shpresoni që të ktheheni me personin e dashur. Është shumë i / e lodhur nga luhatjet tuaja. Dikush do t’ju kërkojë para borxh, por bëjini mirë llogaritë.

Bricjapi

Do të shqetësoheni prej menaxhimit të keq që u keni bërë parave. Nëse do të bëni sakrifica në këtë drejtim bëjini deri në fund! Gjithçka që do të bëni me miqtë do të shkojë shumë mirë.

Ujori

Një deklaratë dashurie do të marrin personat që kanë lindur ditën e mërkurë nga ora nëntë deri në një. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e ditës. Ndërkohë të gjithë duhet t’i shtoni më shumë dozat e vetëvlerësimit.

Peshqit

Përpiquni që të jeni më të hapur ndaj të tjerëve dhe jini më të impenjueshëm në aspektin e dashurisë. Jini më të ëmbël dhe më të buzëqeshur me të tjerët. Në punë do të vlerësoheni shumë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: