Ekonomia

Investimet e huaja/ Holanda kryeson me fluksin më të lartë, 206 milionë euro

Investimet holandeze u rritën në vlerën 206 milionë euro në fund të vitit 2020.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, flukset e investimeve holandeze përbëjnë rreth 22 % të fluksit total të investimeve të huaja në Shqipëri, duke kryesuar kështu listën e shteteve të huaja që investojnë në vendin tonë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me 9-mujorin e 2020, investimet holandeze u rritën me 22 milionë euro, ndërsa në raport me vitin 2019, ato u tkurrën me 21 %, ndikuar nga situata e pandemisë COVID -19.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin ku kompania “Statkraft”, po ndërton mbi lumin Devoll.

Totali i investimeve të huaja në sektorin energjetik shënoi vlerën 260 milionë euro në fund të vitit 2020.

Ndërkohë, investimet e huaja në Shqipëri, prekën shifrën e 933 milionë eurove, në fund të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button