Keshilla

Brokoli, lulelakra dhe lakra, një kurë e mundshme për autizmin?!

Shkencëtarët kanë zbuluar se substanca që gjenden te perimet e tilla si brokoli, lulelakra, lakra, promovon përmirësime domethënëse ndaj simptomave që lidhen me çrregullimet e spektrit autik

autistic-girlLajme të mira vijnë për trajtimin e autizmit nga disa bimë të thjeshta, të cilat i përkasin familjes së perimeve. Një studim i kryer nga shkencëtarët e spitalit për fëmijë MassGeneral dhe nga Universiteti i Mjekësisë “Johns Hopkins” në SHBA, ka treguar se trajtimi i përditshëm me sulforafan (molekulë aktive që gjendet te brokoli, lulelakra dhe lakra), mund të përmirësojë disa nga simptomat e çrregullimeve të spektrit autik. Në raportin mbi studimin, të publikuar në internet te PNAS Early Edition, studiuesit përshkruajnë se si pjesëmarrësit kanë shfaqur një përmirësim, si nga ana e sjelljes, ashtu edhe ajo e komunikimit, dhe e gjitha kjo vetëm pas katër javëve trajtim me një dozë të përditshme sulforafani.

“Përgjatë viteve ka pasur disa raportime anekdotike se fëmijët me autizëm mund të kenë përmirësime në ndërveprimet sociale dhe nganjëherë në aftësinë e të folurit, kur ata kanë temperaturë. Ne studiuam atë se çfarë mund të qëndrojë prapa nivelit qelizor dhe hodhëm hipotezën se çfarë do të ndodhte nga aktivizimi i temperaturës, si përgjigje ndaj ‘stresit’ qelizor, në të cilin mekanizmat qelizorë të mbrojtjes që zakonisht mbahen rezervë, aktivizohen përmes aktivizimit të transkriptimit të gjeneve”, shpjegon dr. Andrew Zimmerman, bashkautori dhe korrespondenti i këtij raporti. Për këtë studim, janë regjistruar 44 të rinj nga mosha 13 deri 27 vjeç. Të gjithë ishin të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik (të lehtë ose të rëndë). Më pas, në mënyrë rastësore ose të përditshme, një pjese të pjesëmarrësve iu dha një dozë sulforafani (ekstrakt brokoli, lulelakre apo lakre), ndërsa një pjese tjetër, placebo (hapje e padëmshme). As investiguesit dhe as pjesëmarrësit, nuk e dinin se po merrnin apo konsumonin sulforafan ose placebo. Pjesëmarrësit janë vlerësuar si nga edukatorët dhe nga studiuesit, duke përdorur masa të standardizuara të sjelljes dhe të ndërveprimit social nëpërmjet një studimi paraprak dhe më pas në 4, 10 dhe 18 javë pasi filloi trajnimi.

Sipas autorit kryesor të studimit, dr. Kanwaljit Singh, rezultatet mesatare për secilin nga vlerësimet ishin dukshëm më të mira për 26 pjesëmarrësit që kishin marrë sulforafan, në krahasim me ata 14 që morën placebo. Edhe në vizitën pas katër javësh, disa kujdestarë raportuan një përmirësim të dukshëm të sjelljes. Pjesëmarrësit që konsumuan sulforafan patën një përmirësim mjaft të dukshëm për sa i përket nervozizmit, letargjisë, lëvizjeve të përsëritura, hiperaktivitetit, komunikimit, motivimit dhe imitimit të modeleve. Në fund, pjesa më e madhe, por jo të gjitha përmirësimet, u zhdukën në javën e 22 të rivlerësimit (kur pjesëmarrësit nuk morën trajtim me sulforafan). “Rezultatet për ne nuk ishin surprizuese, që nga momenti që përmirësimet ishin tepër të dukshme. Ky ishte një studim i mirëfilltë shkencor, i cili do të përsëritet dhe mbi të gjitha do t’u shërbejë personave që vuajnë nga autizmi”, tha dr. Zimmerman.

Ndaj, duke u bazuar te ky studim amerikan, filloni t’u jepni fëmijëve tuaj ose të afërmve autikë, më shumë brokoli, lulelakër ose lakër.

*Autizmi

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që dallohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të përsëritura e rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës trevjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ. Sipas DSM-IV-R, autizmi përkufizohet si një çrregullim që karakterizohet nga:

– Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale

– Dëmtim cilësor i komunikimit

– Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button