Home / Politika / Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Ambasada amerikane: Mbështesim ata që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Certifikimi i kandidatëve në garën për BKH, Ambasada amerikane: Mbështesim ata që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka uruar 28 kandidatët, që kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Përmes një postimi Ambasada shkruan se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin SPAK dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.
Më tej në shkrim theksohet se SHBA është në pritje të një tjetër thirrje për hetues të BKH-së për të forcuar edhe më tej këtë institucion.

Statusi i plotë:

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: