Home / Kosova / Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

“Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla teksa prezantoi para qeverisë vendimin për sanksionet.

Më 22 mars, BE-ja kishte njoftuar se kishte sanksionuar, Chen Mingguo, drejtor të Byrosë së Sigurisë Publike të Xinjiang, njëherësh zëvendëskryetari i Rajonit Autonom të Ujgurëve në Xinjangut (XUAR), ish-kreun e XUAR, Zhu Haiul si dhe Wang Mingshan and Wang Junzheng – dy zyrtarë të lartë të administratës kineze në XUAR. Po ashtu ishte sanksionuar edhe një kompani ndërtuese.

Ajo tha se këto masa ndër të tjera “dëshmojnë angazhimin e Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në botë”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë vendosur në sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve kinezë për abuzimet e të drejtave të njeriut të pakicave etnike, kryesisht myslimane në këtë rajon të Kinës.

“Marrja e një vendimi të tillë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, si aleate të rëndësishme strategjike, BE-në dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, tha Gërvalla.

SHBA-ja ka thënë se Kina po kryen “gjenocid të vazhdueshëm” ndaj ujgurëve në Xinjiang.

Leave a Reply

%d bloggers like this: