Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedonia e Veriut: Dilema rreth memorandumit me “Bechtel-Enka”

Maqedonia e Veriut: Dilema rreth memorandumit me “Bechtel-Enka”

“Nëse procedura shkon një hap më tej dhe arrihet marrëveshje, ajo do t’i paraqitet Parlamentit për mbështetje. Nga këtu mund të konstatoj se në fakt ideja është të anashkalohet Ligji për Prokurimin Publik”, tha Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile.

Ekspertët thonë se nëse në këtë mënyrë përfundon marrëveshja me kompaninë e huaj, ajo do të jetë një vazhdim i praktikës, që projekte të mëdha infrastrukturore të ndërtohen pa tender ndërkombëtar. Ky rast është shumë i ngjashëm me zgjedhjen e ndërmarrjes kineze “Sinohidro” gjatë qeverisjes së Gruevski, kompani që e ndërton autostradën Kërçovë-Ohër, thotë Fakiq. Për këtë rast zhvillohet procedurë gjyqësore, ndërsa aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur ndaj Nikolla Gruevskit, Vladimir Peshevskit dhe Mile Janakievskit.

“Edhe në periudhën kur u lidh kontrata me kompaninë kineze dhe kur e gjithë pakoja e konstruksionit financiar u miratua në Parlament, ne si organizatë theksuam se është e panevojshme të anashkalohet procesi i prokurimit publik në ndërtimin e projekteve të mëdha infrastrukturore… “, pohoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile.

Sipas marrëveshjes fillestare, kompania amerikane Behel Enka, ofrohet që ta ndërtojë autostradën Tetovë-Gostivar-Kërçovë, Strugë-Qafëthanë, por edhe nga Prilepi deri në Manastir. Ajo është ofruar të bëjë studim fizibiliti, projektin financiar dhe realizimin dhe do t’ia ofrojë atë qeverisë. Por si do ta vlerësojë qeveria nëse çmimi që do të ofrohet do të jetë i vlefshëm, nuk dihet, sepse nuk do të ketë ofertë të dytë? Kompania “Behtel Enka” ka ndërtuar autostradën në Kosovë që të çon për në Shqipëri. Ajo autostradë ka kushtuar 17 milion dollarë për një kilometër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: