Home / Ekonomia / Devijon trafiku tek sheshi ‘Shqiponja’/ARRSH: Plani i menaxhimit për hyrjen dhe daljen nga Tirana

Devijon trafiku tek sheshi ‘Shqiponja’/ARRSH: Plani i menaxhimit për hyrjen dhe daljen nga Tirana

Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana. Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”. Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Kryqëzimi i rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Buna”, ardhja nga “Petrit Radovick”, që vijon në rrugën “Vangjel Noti”, do të devijojet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës “Buna” për të dalë tek “Jordan Misja”, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i Parë. ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: